Ndërlidhjet

Obama: Gjetja e aeroplanit, prioritet


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se gjetja e aeroplanit të zhdukur të kompanisë Malaysia Airlines është prioritet i lartë për Uashingtonin.

Në komentet e para për këtë rast, Obama ka thënë se burime të shumta të SHBA-së janë duke u shfrytëzuar për kërkimin, përfshirë edhe FBI-në.

Ai ka thënë se kërkimi është prioritet kombëtar sepse tre shtetas amerikanë kanë qenë në atë fluturim.

Aeroplani me 239 njerëz në bord është zhdukur më 8 mars, derisa ka udhëtuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Autoritetet e Australisë kanë thënë sot se kanë gjetur disa objekte që mund t’i përkasin aeroplanit të zhdukur.
XS
SM
MD
LG