Ndërlidhjet

Rusia: Pakicat në Krime nuk kërcënohen


Krime
Krime
Në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Rusia ka thënë se pakicat në Krime nuk janë të kërcënuara.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, u është përgjigjur shqetësimeve të ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së për të drejtat e njeriut, Ivan Simonoviq, dhe zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jan Eliasson.

Simonoviq ka shprehur shqetësime për sigurinë e tatarëve dhe të minoriteteve të tjera në Krime, duke vënë në pah zhdukjen e një aktivisti tatar, pasi ka marrë pjesë në një protestë më 3 mars.

Simonoviq ka thënë se aktivisti është gjetur i vdekur më 16 mars dhe se shenjat në trupin e tij kanë treguar për keqtrajtim.

Churkin i ka hedhur poshtë vlerësimet e Simonoviqit si të njëanshme.
XS
SM
MD
LG