Ndërlidhjet

Borchardt: Zbatim i barabartë i ligjit për të gjithë


Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt.
Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt.
Shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt, ka thënë se nuk ka padi të fshehta në Kosovë, sepse mekanizmi për padi të fshehta nuk ekziston në sistemin ligjor të Kosovës.

Borchardt i është referuar bastisjes së stacionit policor në Zubin Potok dhe lirimit të paligjshëm të një të dyshuari, i cili është arrestuar nën dyshimin se ka kryer vepra të rënda penale.

“Kjo nuk ka qenë skenë nga një film Hollivudi. Kjo ka ndodhur vërtet javën e kaluar në Zubin Potok”, ka thënë Borchardt për gazetën serbe “Blic”, duke shtuar se i arratisuri Sllobodan Sovrlliq ka qenë në paraburgim në Zubin Potok me urdhër arrest dhe jo se ka qenë në një listë sekrete.

Sipas tij, i arratisuri duhet të sillet para drejtësisë dhe do t’i jepet mundësia që rastin e tij ta paraqesë në gjykatë.

“EULEX-i është këtu sepse Bashkimi Evropian beson se veriu i Kosovës, sikurse e gjithë Kosova, ka të ardhme. Por, kjo e ardhme do të jetë e pasigurt derisa disa njerëz marrin ligjin në duart e tyre”, ka thënë Borchardt.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG