Ndërlidhjet

Ministri izraelit “s’donte të ofendonte” SHBA-në


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Yaalon.

Ministri izraelit i Mbrojtjes u ka thënë Shteteve të Bashkuara se ai nuk e ka pasur ndërmend të ofendojë, kur ka kritikuar Uashingtonin për dobësi ndaj programit bërthamor të Iranit.

Moshe Yaalon ka thënë të hënën se Izraeli nuk mund të varet nga SHBA-ja për të udhëhequr ndonjë veprim kundër aktiviteteve nukleare të Republikës Islamike dhe mund të mbështetet vetëm në vetvete.

Ai po ashtu ka përmendur krizën në Ukrainë si shembull për “dobësinë” e Uashingtonit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kërkuar nga kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, që të protestojë ndaj deklaratave të Yaalonit.
XS
SM
MD
LG