Ndërlidhjet

Krimeja do të hijezohet me gri në harta


Krime
Krime
Shoqata Gjeografike Kombëtare e SHBA-së thotë se Krimeja do të hijezohet me gri në hartat e saj, si “zonë me status të veçantë”, pasi territori është aneksuar formalisht nga Rusia.

Simferopoli, qendra e saj administrative, do të përaktohet me simbol të veçantë.

Krijuesi amerikan i hartave ka thënë se vendimi është në përputhje me politikën e tij mbi territoret e kontestuara.

Ai ka thënë se ky veprim nuk sugjeron njohjen e legjitimitetit të situatës.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Perëndimit kundërshtojnë aneksimin e rajonit ukrainas të Krimesë.
XS
SM
MD
LG