Ndërlidhjet

Duma ruse pritet të ratifikojë aneksimin e Krimesë


Duma ruse
Duma ruse
Duma shtetërore e Rusisë mban sot një seancë speciale për të ratifikuar marrëveshjen, e cila e bën Krimenë pjesë të Federatës Ruse.

Aneksimi i Krimesë – një republikë autonome e Ukrainës – është cilësuar si i paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Perëndimit.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, takon sot në Moskë presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa nesër do të qëndrojë në Kiev, për të biseduar me autoritetet e atjeshme.

Rusia, të mërkurën, ka nisur lëshimin e pasaportave për banorët e Krimesë, duke thënë se ata janë tani qytetarë rusë.

Kievi ka thënë se do të nisë regjimin e vizave për rusët që duan të vizitojnë Ukrainën.
XS
SM
MD
LG