Ndërlidhjet

logo-print

Indi: 4 fajtorë për përdhunimin e fotografes


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Indi ka shpallur fajtorë katër burra për përdhunimin e një fotografeje në Mumbai, vitin e kaluar.

Burrat do të dënohen të premten dhe përballen me mundësinë e burgimit të përjetshëm.

I dyshuari i pestë, i cili është i mitur, po gjykohet veçmas.

Sulmi kundër 22-vjeçares, gushtin e kaluar, ka shkaktuar protesta në Indi.

Ai ka qenë vetëm njëri nga përdhunimet në grup, që kanë përfshirë edhe disa gra turiste.
XS
SM
MD
LG