Ndërlidhjet

Kosovë: Viktima e katërt nga virusi H1N1


Ilustrim
Ilustrim
Mbrëmjen e së mërkurës, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka humbur jetën viktima e katërt nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave.

Pacientja, M.K (1951) është nga fshati Shlivovë i Gjilanit dhe në QKU ishte transferuar një ditë më herët nga Spitali Rajonal i Gjilanit, në ditën e 8-të të sëmundjes, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë infektologu Izet Sadiku.

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik deri tani janë konfirmuar 66 raste me H1N1, 4 nga të cilat vazhdojnë trajtimin në Klinikën Infektive.
XS
SM
MD
LG