Ndërlidhjet

Dallime të mëdha midis Iranit dhe fuqive botërore


Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.
Një zyrtare e Bashkimit Evropian ka thënë se ka dallime të mëdha midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në arritjen e një marrëveshjeje për programin bërthamor të Teheranit.

Helga Schmid, zëvendëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka dërguar një e-mail te zyrtarë të lartë evropianë, se pavarësisht dallimeve, negociatorët iranianë duken të jenë shumë të angazhuar në arritjen e marrëveshjes me Britaninë, Francën, Gjermaninë, Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

E-maili, që është parë nga agjencia Reuters, është shkruar pas takimit të 18 dhe 19 marsit në Vjenë midis zyrtarëve nga Irani dhe gjashtë fuqitë botërore.
XS
SM
MD
LG