Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: 12 të vrarë nga sulmi në kafiteri


Bagdad - foto arkivi

Bagdad - foto arkivi

Së paku 12 njerëz janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur, kur një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në një kafiteri në Bagdad.

Sulmi ka nodhur mbrëmë vonë, derisa klientët kanë qenë duke shikuar një lojë futbolli.

Vdekjet çojnë në 46 numrin e të vrarëve nga shpërthimet e bombave, të shtënat dhe aktet e tjera të dhunës, të mërkurën në Irak.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në kafiteri, ndonëse dyshimet bien mbi një fraksion të Al-Kaidës, i cili bën përpjekje për të penguar Qeverinë irakiane që të sjellë siguri në Bagdad.
XS
SM
MD
LG