Ndërlidhjet

logo-print

Franca vë në diskutim një kontratë me Rusinë


Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yvez Le Drian.

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yvez Le Drian.

Franca ka shtyrë vendimin për të pezulluar ose jo shitjen e dy luftanijeve të avancuara Rusisë, si ndëshkim për aneksimin e Krimesë nga Moska.

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Yvez Le Drian, ka thënë se vendimi për pezullimin e mundshëm të kontratës prej 1.2 miliard eurosh nuk do të merret para tetorit, kur edhe anija e parë do të duhej të dorëzohej.

Le Drian po ashtu ka thënë se pezullimi i kontratës mund të ndodhë si pjesë e një pakete më të gjerë të sanksioneve ekonomike të BE-së kundër Rusisë.

Vendimi i Francës më 2011 për t’i shitur dy anije Mistral Rusisë ka shkaktuar protesta nga aleatët e saj të NATO-s.

Rusia ka paralajmëruar se do të kërkojë kompensim nëse marrëveshja braktiset.

Zyrtarët rusë po ashtu kanë thënë se imazhi i Francës si furnizuese e besueshme me armë do të dëmtohet.
XS
SM
MD
LG