Ndërlidhjet

Në Bruksel u diskutua për “Mbrojtjen Civile”


Bruksel
Bruksel
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka marrë pjesë në takimin e radhës në Bruksel për çështjet e zhbërjes së strukturës ilegale të sigurisë, të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në këtë takim është biseduar për të gjitha veprimet që duhet të merren, në lidhje me zhbërjen e plotë dhe efektive të kësaj strukture.

Gjithashtu është biseduar për integrimin e individëve serbë, që dëshirojnë të integrohen në institucionet e shtetit të Kosovës.

"Delegacioni i Kosovës ka shprehur gatishmërinë për procesin e integrimit në institucione të ndryshme qeveritare, në përputhje me kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, duke i respektuar kriteret ligjore dhe kualifikimet shkollore", thuhet pos tjerash në njoftim.
XS
SM
MD
LG