Ndërlidhjet

logo-print

Rusia rrit kontrollin në pikat kufitare me Ukrainën


Ilustrim

Ilustrim

Rojet kufitare ruse kanë rritur dukshëm kontrollet e tyre për mallrat që hyjnë nga Ukraina, përfshirë edhe prodhimet bujqësore.

Dmitry Kotikov, zëdhënës i Shërbimit Doganor të Rusisë, ka thënë se rritja e kontrolleve ka të bëjë me raportet për “përpjekje të mundshme për kontrabandë në Rusi nga Ukraina”.

Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se ka zbuluar kontrabandë të paligjshme të armëve me origjinë në “shtetet e BE-së”.

Ky shërbim i ka thënë agjencisë ITAR-TASS se armët janë kontrabanduar “nga shtetet e BE-së në Rusi përmes Ukrainës”.

Shërbimi Federal i Sigurisë ka thënë se ka arrestuar disa shtetas ukrainas dhe rusë në operacionin në pikën kufitare Donetsk-Izarino.
XS
SM
MD
LG