Ndërlidhjet

Partisë së Erdoganit i ndalohet reklama


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.
Autoritetet zgjedhore në Turqi kanë bllokuar një video të partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për keqpërdorim të simboleve kombëtare.

Bordi Suprem Zgjedhor ka thënë se përdorimi i flamurit turk në reklamën njëminutëshe shkel udhëzimet e fushatës për zgjedhjet lokale të 30 marsit.

Videoja gjithashtu përfshin një njeri duke u falur.

Ligji në Turqi ndalon përdorimin e flamurit dhe të simboleve fetare në fushatat politike.

Kryeministri Erdogan ka thënë se do ta sfidojë këtë vendim.
XS
SM
MD
LG