Ndërlidhjet

Kievi: Rusia po përgatit pushtime të tjera


Yuriy Klymenko
Yuriy Klymenko
Ambasadori i Ukrainës në OKB ka thënë se Rusia mund të jetë duke përgatitur pushtime të tjera në territorin ukrainas.

Në një takim për situatën e të drejtave të njeriut në Ukrainë, Yuriy Klymenko ka thënë se “ka indikacione se Rusia është duke përgatitur ndërhyrje ushtarake në lindje dhe jug të Ukrainës”.

Klymenko e ka cilësuar aneksimin e Krimesë nga Ukraina si të paligjshëm dhe ka kërkuar nga Rusia që të negociohet.

Ai e ka përshkruar pushtimin rus të Krimesë si agresion dhe ka thënë se të drejtat e njeriut atje janë përkeqësuar, prejse Rusia ka marrë kontrollin.
XS
SM
MD
LG