Ndërlidhjet

Obama sheh shanse për marrëveshje me Iranin


Presidenti Barack Obama

Presidenti Barack Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se ka shanse për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin, nëse ky i fundit ndërmerr hapa të besueshëm, që sigurojnë Perëndimin se programi i tij ka qëllime paqësore.

Në mesazhin e tij vjetor për Nevruzin – Vitin e Ri Persian – Obama ka thënë:

“Nuk kam iluzione. Do të jetë vështirë. Por, jam i angazhuar në diplomaci sepse besoj se atje është baza për një zgjidhje praktike”.

Obama po ashtu ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin hap mundësi të reja dhe prosperitet për popullin iranian.
XS
SM
MD
LG