Ndërlidhjet

logo-print

Duma ruse ratifikon aneksimin e Krimesë


Duma ruse

Duma ruse

Duma shtetërore e Rusisë ka ratifikuar marrëveshjen që e bën Krimenë pjesë të Federatës Ruse.

Marrëveshja do të shqyrtohet edhe nga Dhoma e Lartë e Parlamentit të premten.

Aneksimi i Krimesë – një republikë autonome e Ukrainës – është cilësuar si i paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të Perëndimit.

Para votimit, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se “bashkimi i popujve të Rusisë dhe Krimesë do të lehtësojë mirëqenien dhe prosperitetin e tyre”.

Ai po ashtu ka thënë se sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, si përgjigje ndaj aneksimit, janë të paligjshme.
XS
SM
MD
LG