Ndërlidhjet

Ban i shqetësuar me krizën në Krime


Ban dhe Putin
Ban dhe Putin
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” për krizën që ka shkaktuar aneksimi i Krimesë nga Rusia.

Ban i ka bërë këto komente pas takimit në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të premten, ai do të takojë në Kiev autoritetet e reja të Ukrainës.

OKB ka thënë se Ban shpreson të bindë palën ruse dhe atë ukrainase që të nisin një dialog të drejtpërdrejtë, që do të prodhonte zgjidhje politike.

Vendet perëndimore thonë se Rusia ka aneksuar ilegalisht Krimenë, ndërsa Ukraina zotohet se nuk do ta njohë kurrë shkëputjen e saj.

Moska thotë se të gjitha aksionet kanë qenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG