Ndërlidhjet

Obama shton sanksionet ndaj Rusisë


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë.

Masat shtesë, kanë në cak zyrtarët e lartë të Rusisë dhe individet me ndikim të madh në qeveri, por edhe një bankë që ofron mbështetje financiare për lidershipin në Rusi.

Me sanksionet e reja, janë sanksionuar edhe 20 zyrtarë të lartë rus duke përfshirë edhe shefin e kabinetit të presidentit rus Vladimir Putin njëherazi bashkpunëtorin e tij të ngushtë, Sergei Ivanov.

Gjatë paraqitjes së tij, Obama tha se e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që mund të çoj në sanksionimin e sektoreve kyçe të ekonomisë ruse, nëse një hap i tillë vlerësohet të jetë i domosdoshëm.

Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë me dije se 20 persona janë vënë në shënjestër si rezultat i sanksioneve të reja.

Sanksionet e sotme vijnë katër ditë pas saknsionimit të 30 rusëve nga ana e Shteteve të bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG