Ndërlidhjet

Pragë: Largohet pllaka ruse që përkujtonte pushtuesin sovjetik


Ilustrim
Ilustrim
Një pllakë përkujtimore e rusëve është hequr nga një kompleks varrezash në Pragë, pasi që ankesat e bëra, thonë se kjo pllakë po i nderonte pushtuesit e Çekosllovakisë në vitin 1968.

Martin Cerveny, administrator i varrezave Olsany në Pragë, tha se monumenti i vendosur nga veteranët rus të luftës të njohur si Afganvet, është hequr për shkak të zemërimit që ka shkaktuar vënia e saj.

Pllaka tashmë e larguar po nderonte “ushtarët e rënë, internacionalistët dhe ata që luftuan për paqe”.

Por fjala “internacionalist” është marrë nga çekët si kujtim për pushtuesit sovjetik të Pragës.

Kreu i grupit të veteranëve rus, Oleg Goncharov, tja më amëm tjetër se nuk e ka të qartë se si u keqinterpretua kjo fjalë.

Ai tha se monumenti kishte për qëllim që të nderonte veteranët e luftës në Afganistan si dhe paqeruajtësit e kohës moderne, nga të gjitha vendet.
XS
SM
MD
LG