Ndërlidhjet

logo-print

Rusia sanksionon nëntë zyrtarë amerikanë


Ilustrim

Ilustrim

Si hakmarrje ndaj sanksiuoneve të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore, Rusia sot ka vendosur vënien e sanksioneve për nëntë ligjvënës dhe zyrtarë amerikanë.

Ministria e jashtme ruse, njoftoi sot se, zyrtarët amerikan të cilët nga tash e kanë të ndaluar të hyjnë në Rusi, janë senatorët Robert Menendez, Mary Landrieu, John McCain, Daniel Coats, drejtuesin e shumicës në senat Harry Reid, kryetarin e Dhomës së përfaqësuesve Xhon Bohner si dhe ndihmësit presidencial Caroline Atkinson, Daniel Pfeiffer edhe Benjamin Rodosit.

Ministria e jashtme ruse, tha se “Nuk ka dyshim që Moska do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme pas çdo lëvizje armiqësore që bëhet nga Shtetet e Bashkuara”.
XS
SM
MD
LG