Ndërlidhjet

Televizioni i pavarur rus Dozhd, rrezikon të mbyllet


Ilustrim
Ilustrim
Kanali televiziv i pavarur rus Dozhd, i cili tashmë është hequr nga rrjetet kabllore, po e humbë edhe vendin ku po vepronte me qira.

Shërbimi në gjuhen ruse i Radios Evropa e Lirë njofton se qendra biznesore në Moskë, Krasny Oktybr, nuk do t’ia vazhdoj kontratën e qiramarrjes së objektit, këtij televizioni.

Kontrata do të skadoj në muajin qershor.

Rrjeti kabllor e kishte larguar nga kanalet Dodzh pasi që ky i fundit kishte realizuarr një anketë në janar dhe kishte pyetur nëse dorëzimi i Leningradit tashmë Rruga Petersburg, gjatë pushtimit nazistë në Luftën e dytë botërore, do të kishte mundur të jetë më njerëzor.

Në rrethimin e kësaj rruge për 900 ditë, më shumë se një milion njerëz kishin vdekur.
XS
SM
MD
LG