Ndërlidhjet

Progres në bisedimet mes Kievit dhe FMN-së


Ilustrim
Ilustrim
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) bën me dije se është arritur “progres i madh” në bisedimet me qeverinë e re në Kiev, për mbështetjen e Ukrainës nga ana e perëndimit në tejkalimin e krizës ekonomike.

Në një deklaratë me shkrim, shefi i misionit Nikolai Georgiyev, tha se bisedimet e FMN-së me autoritetet në Kiev janë zgjatur deri më 25 mars.

Deklarata bën me dije, se bisedimet e deritashme janë fokusuar në atë se si të gjindet një rrugë për reformë ekonomike, për qeverisje të mirë dhe rritje të qëndrueshme ekonomike gjithnjë duke mbrojturit të varfërit.

Bashkpunimi i detitashëm mes Kievit dhe FMN-së, sipas deklaratës, ka qenë i shkëlqyeshëm.

Misioni i FMN-së ka arritur në Kiev më 4 mars për shqyrtimin e gjendjes financiare pas rrëzimit të presitentit Viktor Yanukovych.

Autoritetet e reja në Kiev kanë thënë se nevoiten të pakten 15 miliardë dollarë për stabilizimin ekonomik të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG