Ndërlidhjet

Rusët marrin tri anije luftarake ukrainase në portin e Krimesë


Ilustrim
Ilustrim
Zëdhënësi i minsitrit të mbrojtjes së Ukrainës, ka bërë me dije se të pakten tri anije luftarake ukrainase që ishin të vendosura në portin qytetit Sevastopol në gadishullit Krimeja, janë marrë nga forcat pro-ruse.

Zëdhënësi Vladislav Seleznyov njoftoi se marrja e anijeve erdhi pasi që forcat pro ruse kishin hyrë më forcë në anijen Ternopil, derisa ushtarët e tjerë rus e kishin rrethuar zonën.

Ai tha se gjatë sulmit janë përdorur granata zhurmuese dhe janë dëgjuar edhe automatikë.

Edhe në dy anijet e tjera Lutsk dhe Khmelnitsky, sipas tij janë marrë në të njëjtën mënyre.

Për fatin e anijes së katërt Slavutich, sipas tij nuk dihet asgjë.
XS
SM
MD
LG