Ndërlidhjet

Të shtëna në objektin më të sigurtë në Kabul


Ilustrim
Ilustrim
Forcat e sigurisë afgane e kanë rrethuar hotelin Serena në qendër të Kabulit pasi që persona të armatosur kanë hyre brenda këtij hoteli.

Televizioni afgan One Tv ka thënë sot se janë dëgjuar të shtëna brenda hotelit.

Forcat e sigurisë kanë bërë me dije se ka të lënduar, por nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Hoteli luksoz Serena është cilësuar si një nga vendet më të sigurta në Kabul.

Paraditen e sotme, një sulm vetvrasës në Afganistan la të vdekur 18 persona.

Këto sulme vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen muajin tjetër.

Talebanët janë zotuar se do ta pengojnë dhe do ta ndërpresin procesin zgjedhor.
XS
SM
MD
LG