Ndërlidhjet

BE sanksionon edhe 12 zyrtarë rusë


Ilustrim
Ilustrim
Edhe dymbëdhjetë rusë dhe pro-rusë do të pësojnë sanksione nga ana e Bshkimit Evropian pas vendosjes së aneksimit të Krimesë.

Emrat e atyre që janë në shënjestër, pritet që të bëhen publike më vonë gjatë ditës.

Se ka sanksione të reja e ka bërë me dije sot presidenti frances Francois Hollande para nisjes së takimit të krerëve dhe shefave të qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Bruksel dhe temë diskutimi e ka situatën në Ukrainë.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, tha ndërkaq se sanksionet ndaj Rusisë nuk parashihen të jenë “si hakmarrje” por po bëhen me qëllim të ndalimit të veprimeve ruse në Ukrainë.

“Ne po shohim se sanksionet që tashmë janë vendosur janë duke pasur efekt në klimen e investimeve në Rusi”, ka thënë ai.

Me publikimin e 12 emrave të rinj nga ana e BE-së, numri i të sanksionuarve nga blloku i shteteve të BE-së, do të arrijë në 33.
XS
SM
MD
LG