Ndërlidhjet

Dhoma e lartë ruse, sot vendosë për Krimenë


Ilustrim

Ilustrim

Këshilli federal i Rusisë përkatësisht Dhoma e lartë e parlamentit, pritet që sot të miratoj marrëveshjen e aneksimit e cila, sipas legjislaturës ruse, e bën Krimenë pjesë të Rusisë.

Takimi i Dhomës së lartë, vjen një ditë pasi që Duma shtetërore ruse apo siq njihet Dhoma e ulët, me shumicë dërmuese miratoi traktatin e aneksimit.

Në një rezolutë të nxjerrë, Parlamenti i Ukrainës tha një ditë më parë se Kievi, kurrë nuk do ta njeh aneksimin e gadishullit Krimeja nga ana e Rusisë.

Rezoluta bën me dije se “kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për çlirimin e Krimesë, pavarësisht sa e gjatë dhe e dhimbshme mund të jetë kjo”.

Aneksimi i Krimesë si një republikë autonome e Ukrainës, është hedhur poshtë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore të cilat një veprim të tillë e kanë quajtur të paligjshëm.
XS
SM
MD
LG