Ndërlidhjet

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki-moon, gjatë ditës së sotme pritet që ta vizitoj Kievin në një përpjekje të tijën për stabilizimin e situatës në Ukrainë, pas veprimeve të Rusisë.

Ban, gjatë ditës pritet që të takohet me presidentin në detyrë Oleksandr Turchynov dhe ushtruesin e detyrës së kryeministrit Arseniy Yatsenyouk.

Vizita në Kiev vjen një ditë pasi që shefi i OKB-së vizitoi Moskën, ku u takua atje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ban ka thënë dje se shpreson që do të binë dy palët që të kenë një dialog të drejtpërdrejtë me qëllim të sigurimit të një marrëveshje politike.

Ky mekanizëm botëror, pritet që sot të vendos një mision në Ukrainën lindore i cili do të ketë gjithsej 34 anëtarë e të cilët do të monitoroj abuzimet në atë pjesë.
XS
SM
MD
LG