Ndërlidhjet

Kirgizi: Referendumi në Krime ishte i ligjshëm


Ilustrim
Ilustrim
Qeveria e Kirgizisë thotë se e njeh referendumin e Krimesë dhe vendimin për tu bashkuar me federatën ruse, e cilëson të ligjshëm.

Ky njoftim nga Kirgizia bëhet me dije ndonëse fuqitë botërore duke përfshirë Shtetet e Bashkuara e fuqitë evropiane, e kanë cilësura si të paligjshëm dhe shkelje e integritetit territorial të Ukrainës nga ana e Rusisë.

Ministria e Jashtme e Kirgizisë në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare, thotë se “referendumi i 16 marsit, përfaqësoi vullnetin e shumicës absolute të popullësisë së republikës autonome”.

Deklarata gjithashtu thotë se “veprimet e pamenduara dhe korrupsioni i ish-autoriteteve ukrainase, çoi në krizën e tanishme”.
XS
SM
MD
LG