Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli bën thirrje për paqe me Iranin


Presidenti izraelit, Shimon Peres

Presidenti izraelit, Shimon Peres

Presidenti izraelit Shimon Peres, bën thirrje për marëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Iranit duke thënë se shteti hebrej është kundër luftës.

Këtë thirrje, Peres e ka bërë gjatë një interviste eksluzive të dhënë për radio Farda, me rastin e rastin e Vitit të ri persian, Nevruz.

Peres shtoi se iranianët nuk duhet të jenë të shqetësuar pasi që sipas tij, Izraeli kurrë nuk ka pasur ndonjë qëllim për të luftuar kundër apo për ta sulmuar Iranin.

Por izraelitët sipas tij, kanë arsye të jenë të shqetësuar nga ana e Iranit.

Peres me këtë rast ka përmendur kërcenimet nga udhëheqësit iranianë që sipas tij, kanë thënë se Izraeli do të shkatërroireh.

Peres tha se është i zhgënjyer nga homologu iranian Hasan Rohani i cili sipas tij, nuk ka deklaruar publikisht se Izraeli është një vend që Irani don të lidhë paqe me të.

Izraeli nuk e përjashton mundësinë e një sulmi ushtarak kundër programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG