Ndërlidhjet

Ende pa rezultate konkrete për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Aeroplanë fluturues nga Australia po i vazhdojnë kërkimet në sipërfaqen e oqeanit ku imazhet satelitore kanë dhënë shpresë se dy objekte që janë vërejtur, mund të jenë gjurmët e aeroplanit të zhdukur të Malaysia Airlines.

Zona e kërkimit në Oqeanin indian gjendet rreth 2 mijë e 300 kilometra nga Australia perëndimore.

Kërkimi i së enjtes, është penguar nga shiu dhe mjegulla e madhe që ka mbretëruar ndërsa nuk janë gjetur dy objektet e dyshuara, njëri nga të cilat është i gjatë 24 metra.

Anijet gjithashtu janë të bashkuara në kërkim.

Autoritetet detare australiane thanë se një tjetër anije tregtare dhe një flotë ushtarake detare, janë nisur drejt zonës së kërkimit.

Të pakten shtatë anije kineze, janë duke u përgatitur për të shkuar në zonën e kërkimit.

Aeroplani i Malaysia Airlines është zhdukur me 8 mars teksa kishte në bord 239 vetë, ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin.
XS
SM
MD
LG