Ndërlidhjet

Sanksionet shtyjnë një miliarder rus t'i shesë aksionet e tij


Miliarderi rus, Gennady Timchenko
Miliarderi rus, Gennady Timchenko
Miliarderi rus Gennady Timchenko i ka shitur aksionet e tija që i kishte në kompaninë e naftës Gunvor vetëm një ditë pasi që Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tij, si përgjigje kjo e Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, pas aneksimit të Krimesë.

Timchenko, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pjesën e tij të aksioneve ia ka shitur një kompanie të Qipros.

Timchenko është njëri nga 20 zyrtarët dhe biznesmenët që shihen si persona të afërt me presidentin Putin e të cilët u përballen me sanksione nga thesari amerikan gjatë ditës së enjte.

Timchenko ishte vënë në listën e të sanksionuarve pasi që Thesari amerikan kishte bërë me dije se Putin ka investime në kompaninë Gunvor dhe mund të ketë qasje në fondet e kësaj kompanie.

Gunvor, e cila e ka selinë e saj në Gjenevë, i ka mohuar këto pretendime.
XS
SM
MD
LG