Ndërlidhjet

logo-print

Numri i të vrarëve në Kabul arrin në nëntë


Ilustrim

Ilustrim

Katër gra dhe dy fëmijë janë në mesin e nëntë viktimave që janë vrarë gjatë një sulmi me armë në hotelin luksoz të Kabulit në Afganistan, Serena.

Në mesin e të vrarëve janë katër shtetas të huaj dhe atë, nga Kanadaja, Zelanda e Re, India dhe Pakistani.

Agjencia franceze e lajmeve thotë se reporteri i kësaj agjencie në Kabul Sardar Ahmad, gruaja e tij dhe dy nga tre fëmijët e tij, janë vrarë gjatë këtij sulmi.

Objekti i hotelit Serena konsiderohej si objekti më i sigurtë në Kabul për shkak se ai është përdorur nga stafi i OKB-së.

Talibanët që janë zotuar se do të pengojnë procesin e zgjedhjeve presidenciale më 5 prill në Afganistan, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Hoteli Serena llogaritej si vendi më i sigurtë në Kabul dhe një ndër vendet më të sigurta në tërë Afganistanin.
XS
SM
MD
LG