Ndërlidhjet

Lavrov: Sanksionet e paarsyeshme


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pak para fillimit të takimit të Dhomës së lartë ruse ku pritet të miratohet traktati për aneksimin e Krimesë, ka thënë se sanksionet për Rusinë ishin të paarsyeshme.

Sanksionet e paarsyeshme, sipas tij, do të krijojnë pengesa të panevojshme.

Lavrov i bëri këto komente pak para nisjes së takimit të Dhomës së lartë të parlamentit rus.

Një ditë më parë, Dhoma e Ulët me shumicë dërmuese të votave, e ka miratuar traktatin për aneksimin e Krimesë.

Komentet e Lavrov, vijnë një ditë pasi që Shtetet e Bashkuara kanë shtuar sanksionet ndaj disa zyrtarëve rusë dhe pro-rusë teksa edhe Rusia, është përgjigjur me sanksione ndaj disa zyrtarëve amerikan.

BE-ja në anën tjetër, ka bërë me dije se ka sanksionuar edhe 12 zyrtarë të tjerë rusë, emrat e të cilëve pritet që të bëhen publik gjatë ditës.

Sanksionet e perendimit janë si rezultat i veprimeve të Rusisë në Ukrainë, përkatësisht aneksimit të gadishullit Krimeja, i cili nga perëndimi është vlerësuar i paligjshëm.
XS
SM
MD
LG