Ndërlidhjet

Putin: Ne nuk do të vendosim sanksione shtesë


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin, thotë se Moska do të përmbahet nga vendosja e sanksioneve të mëtejshme hakmarrëse kundër Uashingtonit.

Putin e ka bërë këtë deklaratë një ditë pasi që Shtetet e bashkuara vendosën sanksione shtesë ndaj zyratrëve rusë.

Ministria e Jashtme ruse një ditë më parë ka bërë publike emrat e nëntë zyrtarëve amerikanë të cilët i ka sanksionuar.

Putin tha sot se Moska nuk do të vendosë regjim të vizave për shtetasit e Ukrainës që duan ta vizitojnë Rusinë.

Sipas tij, “janë miliona ukrainas të pafajshëm” të cilët po vuajnë si rezultat i kësaj situate.

Zyrtarët ukrainas, thanë të enjten se po shqyrtojnë mundësinë që të vendosin regjim vizash për shtetasit rus që hyjnë në Ukrainë.

Reagimi i Kievit erdhi një ditë pasi që autoritetet ruse, njoftuan se kanë filluar të lëshojnë pasaporta ruse në gadishullin Krimeja.

Putin u zotua sot se do të hapë një xhirollogari bankare në bankën Rossiya, e cila është sanksionuar një ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG