Ndërlidhjet

Medvedev: 16 miliardë dollarë, Ukraina ia ka borxh Rusisë


Ilustrim
Ilustrim
Kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev, tha sot se Ukraina ia ka borxh Rusisë, 16 miliardë dollarë amerikanë.

Gjatë një takimi të mbajtur sot, Medvedev i tha presidentit Vladimir Putin se Ukraina duhet të paguajë tek Rusia 11 miliardë dollarë, si rezultat i një marrëveshje me të cilën Rusia i kishte dhënë gaz me çmim të lirë Ukrainës në këmbim që Rusia të shfrytëzonte bazën detare të Sevastopolit në Krime.

Medvedev tha poashtu se Ukraina i ka Rusisë edhe një borxh prej 3 miliardë dollarësh si rezultat i një huaje që ia ka dhënë Rusia, si dhe dy miliardë të tjera borxh tek kompania Gazprom, e cila e kishte furnizuar Ukrainën me gaz.
XS
SM
MD
LG