Ndërlidhjet

logo-print
Nga shpërtyhimet dhe të shtënat gjatë marrjes nën kontroll të një fshati nga ana e militantëve islamik në veri të Irakut, janë vrarë të pakten 16 persona.

Persona të arnatosur e kishin nisur një aksion të bastisjes në fshatin Sarha ndërsa të njëjtit kanë hedhur një bombë në kamionon, bombë e cila ka lënë të vdekur dy policë.

Një bombë makinë që ka eksploduar në qytetin turistik Kirkuk ka pasur në cak persona që po festonin festivalin e pranverës të Norouzit.

Nga ky ekplodim ka mbetur i ndekur një person ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë janë plagosur.

Një sulm ndaj selisë së policisë në Injan, la të vdekur tetë policë.

Dhuna sektare në Irak vjen disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare që janë caktuar të mbahen më 30 prill.

Iraku aktualisht po përballet me numër të madh të viktimave, sikurse ato që i kishtë në vitin 2008-të.
XS
SM
MD
LG