Ndërlidhjet

Steinmeier të shtunën viziton Ukrainën


Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier
Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier
Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, do të vizitoj të shtunën Ukrainën për të biseduar atje në lidhje me krizën e vazhdueshme pas ankesimt të Krimesë nga ana e Rusisë.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme, tha se Steinmeier do të kërkoj “një vlerësim të drejtpërdrejtë të situatës nga ana e lidershipit të ri politik në Ukrainë”.

Steinmeier pritet që të takohet me u.d. të kryeministrit të Ukrainës Arseniy Yatsenyouk dhe dhe me presidentin në detyrë, Eleksandr Turchynov.

Ministri gjerman pritet që gjatë vizitës në Ukrainë të vizitoj edhe qytetin Donetsk, ku atje do të takohet me zyrtarët lokalë.

Zëdhënësi Martin Shafer, tha se ministri Steinmeier do të bëjë thirrje tek qeveria e re që të ketë kujdesje ndaj pakicës ruse më qëllim që të tregojnë një shembuj se “qeveria e re ndjek politika të njejta për të gjithë ukrainasit”.

Në fillim të kësaj jave, Gjermania ka pezulluar marrëveshjen ushtarake me Rusinë në vlerë prej 100 milionë eurosh, si përgjigje ndaj veprimeve të Moskës.
XS
SM
MD
LG