Ndërlidhjet

Ban Ki-moon bën thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, gjatë vizitës së tij në Kiev, e ka përseritur thirrjen e tij për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të krizës në Krime bazuar në kartën e OKB-së, “duke përfshirë respektin për sovranitet, unitet dhe integritet territorial të Ukrainës”.

Këto komente, shefi i OKB-së i ka bërë pas takimit që ka realizuar me ushtruesin e detyrës së presidentit ukrainas Oleksandr Turchynov.

Ban Ki-moon i cili një ditë më herët e ka takuar edhe presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, tha sot në Kiev se u ka kërkuar të dyja palëve që të angazhohen në një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv.

Të dyja vendet sipas tij, duhet të përmbahen nga retorikat nxitëse të cilat siç tha Ban, mund të çojnë deri tek situatat që mund jenë vështirë për t'u kontrolluar.

Ai tha se “bota është duke shikuar dhe historia do të na gjykojë”.

Turchynov tha ndërkaq se Ukraina nuk do ta pranojë pushtimin e Krimesë nga ana e Rusisë.
XS
SM
MD
LG