Ndërlidhjet

Publikohet lista e rusëve që janë sanksionuar nga BE-ja


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ka publikuar emrat e 12 rusëve dhe ukrainasve të cilët janë të sanksionuar nga dita e sotme e të cilëve do tu ngrihen pasuritë dhe do tu ndalohen udhëtimet drejt shteteve të BE-së.

Lista e fundit me të sanksonuar përfshin zëvendëskryeministrin Dmitri Rogozin, këshilltarët e presidentit Putin, Sergei Glazyev e Vladislav Surkov, kryetaren e Dhomës së lartë të parlamentit rus Valentina Matvienko, gazetarin televiziv Dmitry Kiselyov, kryetarin e asamblesë ruse Sergei Naryshkin, zëvendësen e dhomës së ulët ruse Yelena Mizulina, si dhe komisionerin e referendumit të Krimesë, Mykhaylo Malyshev.

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy i ka bërë me dije sanksionet e reja ndaj Rusisë, pas ditës së parë të takimit dy ditor të krerëve të shteteve të BE-së, takim i cili ka zgjatur nga e enjtja e deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Dymbëdhjetë personat e sanksonuar sot, bëjnë që numri gjithsej i të sanksionuarve nga BE-ja të arrij në 33.

Sanksionet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë ardhur si përgjigje ndaj Rusisë, për veoprimet e kësaj të fundit në territorin ukrainas.
XS
SM
MD
LG