Ndërlidhjet

McCain e Rogozin “tallen” me njëri-tjetrin


Ilustrim
Ilustrim
Zëvendëskryeministri rus, Dmitry Rogozin, dhe senatori amerikan, John McCain, kanë shkëmbyer tallje në Twitter në lidhje me sanksionet që janë vendosur ndaj tyre nga qeveritë e njëri-tjetrit, për shkak të krizës në Krime.

McCain, i cili është në mesin e nëntë zyrtarëve amerikanë të prekur me ndalesën e udhëtimit, ka shkruar:

“Mendoj se kjo do të thotë se pushimi im pranveror në Siberi nuk do të ndodhë, aksionet në Gazprom kanë humbur dhe llogaria sekrete bankare në Moskë është ngrirë”.

Rogozin është përgjigjur:

“Mirë, Johnny, kurrë mos thoni kurrë”.

McCain, i cili ka vizituar Ukrainën dy herë në muajt e fundit, njihet si kundërshtar i vendosur i Putinit.
XS
SM
MD
LG