Ndërlidhjet

Dy të vrarë dhe disa të plagosur në Pejë


Logo e Policisë së Kosovës.

Logo e Policisë së Kosovës.

Dy persona kanë vdekur sot në Komunën e Pejës nga të shtënat me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Deçan.

Sipas tij, bëhet fjalë edhe për 6 ose 7 persona të plagosur.

Kelani ka thënë se policia po bën hetime intensive, ndërsa nuk ka mundur të konfirmojë motivin e të shtënave.
XS
SM
MD
LG