Ndërlidhjet

Dyfishohet ryshfeti mesatar në Rusi


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Brendshëm rus, Vladimir Kolokoltsev, ka thënë se ryshfeti mesatar në Rusi është dyfishuar gjatë vitit të fundit dhe se tani arrin në rreth 145,000 rubla (4,000 dollarë).

Ai u ka thënë zyrtarëve të ministrisë së tij se numri i rasteve të ryshfetit, të regjistruara nga Ministria e Brendshme më 2013, është rritur për rreth 18 për qind.

Kolokoltsev ka thënë se pjesa më e madhe e ryshfetit është paguar për të zgjidhur problemet e strehimit.
XS
SM
MD
LG