Ndërlidhjet

BE pret zbatim reformash nga Qeveria e re serbe


Michael Davenport

Michael Davenport

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Michael Davenport, ka thënë se Brukseli pret nga Qeveria e re e Serbisë që sa më shpejt të zbatojë reformat ekonomike dhe strukturore.

“Zbatimi i këtyre reformave është shumë i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit dhe për rritjen ekonomike”, ka thënë Davenport për mediat serbe.

Duke pasur parasysh se Bashkimi Evropian pret edhe vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit, Davenport ka shtuar se qeveria e re brat përgjegjësi të madhe dhe se do të ketë sfida të mëdha.
XS
SM
MD
LG