Ndërlidhjet

Maratona e Bostonit: Agjenti i FBI-së do të lirohet nga akuzat


Boston, 15 prill 2014.
Boston, 15 prill 2014.
Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët thonë se prokurorët do të lirojnë nga keqbërjet agjentin e FBI-së, i cili ka qëlluar fatalisht një çeçen, në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit.

Zyrtarët thonë se prokurori Jeff Ashton nuk do të ngrejë akuza kundër agjentit që ka vrarë 27-vjeçarin Ibragim Todashev në maj të vitit 2013.

Ashton pritet të bëjë njoftimin zyrtar të martën e ardhshme.

Todashev është marrë në pyetje në Orlando të Floridës, për lidhjet e tij me Tamerlan Tsarnaevin, njërin nga vëllezërit çeçenë, të dyshuar për sulme në Maratonën e Bostonit, në prill të vitit të kaluar.

Këto sulme kanë vrarë tre njerëz dhe kanë plagosur mbi 260 të tjerë.

Tamerlan Tsarnaev është vrarë në të shtënat me policinë, ndërsa vëllai i tij përballet me gjykim.
XS
SM
MD
LG