Ndërlidhjet

Papa Françesku merr dhuratë të pazakontë


Papa Françesku

Papa Françesku

Ashtu si dhe paraardhësit e tij, Papa Françesku merr të gjitha llojet e dhuratave zyrtare nga personalitetet që e vizitojnë: pllaka, ikona fetare e libra.

Të premten, ai ka marrë diçka të veçantë nga Luca Marconi, nipi trevjeçar i presidentit të Maltës, George Abela.

Kur Luka dhe preindërit e tij i janë bashkuar delegacionit të Abelës, në fund të takimit privat prej 20 minutash, ai i ka dhuruar Françeskut një dinosaur të vogël plastik.

Papa është dukur i magjepsur nga Luka dhe kushëriri i tij 2-vjeçar, Georgia-Mae, duke i marrë të dy për dore dhe duke ecur së bashku me ta drejt karriges së tij, raporton AP.

Abela përfundon mandatin e tij pesëvjeçar në postin e presidentit të Maltës më 4 prill.
XS
SM
MD
LG