Ndërlidhjet

SHBA kritikon Turqinë për bllokim të Twitter-it


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar të premten autoritetet e Turqisë, të cilat kanë bllokuar përdorimin e Twitter-it në vend.

“Një media e pavarur dhe e papenguar është element thelbësor i demokracisë, shoqërive të hapura dhe vendimtar për të siguruar transparencën dhe përgjegjësinë zyrtare. Ky veprim është në kundërshtim me vetë dëshirën e shprehur të Turqisë për të mbështetur standardet më të larta të demokracisë dhe përpjekjet për të tërhequr investimet e huaja”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social, pasi qytetarët e kanë përdorur atë për të përhapur akuzat për korrupsion kundër rrethit të tij të brendshëm.

“Nuk brengosem se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar. Secili do të shohë fuqinë e Republikës së Turqisë”, ka thënë Erdogan.

Presidenti turk, Abdullah Gyl, ka dalë po ashtu kundër Erdoganit për ndalimin e Twitter-it.
XS
SM
MD
LG