Ndërlidhjet

OSBE: Monituoruesit dërgohen në Ukrainë


Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) po dërgohen në Ukrainë.

Ky vendim u arrit dje në Vjenë, megjithë vërejtjet e mëhershme të Rusisë.

OSBE-ja tha se ekipi i monitoruesve, që do t’i ketë së paku 100 vetë, do të tuboj informacione gjatë 6 muajve lidhur me situatën e sigurisë “në gjithë vendin”, megjithqë nuk specifikohet nëse përfshihet edhe Krimeja, e cila u aneksua këtë javë nga Rusia, përkundër kundërshtimit nga Perëndimi.

I dërguari i Rusisë në OSBE, Andrei Kelin, tha se gadishulli i Krimesë është jashtë kompetencave të misionit, meqë “Krimeja është pjesë e Federatës Ruse”.

Por, i dërguari i Shteteve të Bashkuara në OSBE, Daniel Bear, u tha reporterëve se pasi “Krimeja është Ukrainë...ata duhet të kenë qasje në Krime”.

Monitoruesit e OSBE-së fillimisht do të vendosen në nënte lokacione, përfshirë qytetin Donjeck, që është i banuar me popullatë shumicë rusishtfolëse, në pjesën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG