Ndërlidhjet

logo-print

Kirby: SHBA e dënon aksionin e Rusisë, Serbia le të vendos vetë


Michael D. Kirby

Michael D. Kirby

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Michael D. Kirby, ka deklaruar se Serbia duhet të vendos vetë se çfarë qëndrimi do të marrë lidhur me zhvillimet në Ukrainë, por ai theksoi se qëndrimi i Uashingtonit është i qartë: Rusia ka gabuar në këtë rast.

“Pozicioni ynë është publik dhe ne e dënojmë atë që Rusia po bënë”, i tha ambasadori Kirby së përditshmes beogradase Politika, dhe shtoi se “edhe BE-ja ka përdorë retorikë shumë të ashpër”.

Mëtutje, Kirby theksoi se “kur flitet për atë se çka duhet të bëjë Serbia, duhet ta shtroni pyetjen se si e shihni ju territorin e juaj”, dhe shtoi se “mendoni për pikëpamjen tuaj të integritetit territorial dhe se a jeni parimor”.

Ambasadori amerikan është shprehur edhe për arsyetimet që i bënë Rusia duke e përmendur rastin e Kosovës.

“A besoni se ajo që Rusia e ka marrë Kosovën si shembull është analogji e përshtatshme”, ose mendoni se, ndoshta, nuk është?”, tha Kirby.

“Ku do të përfundoj Serbia dhe cili është modeli ekonomik për Serbinë”, e shtroi pyetjen Kirby dhe tha se për këtë Serbia duhet të vendos vetë.

Ambasadori amerikan në Beograd është shprehur se “është e qartë se çka do tu sugjeroja, por u takon juve që të vendosni”.
XS
SM
MD
LG