Ndërlidhjet

logo-print

Pa rezultate konkrete në kërkimin e aeroplanit të zhdukur


Pamje nga kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Pamje nga kërkimet për aeroplanin e zhdukur

Aeroplanët e shumtë kanë flturuar në pjesën e largët të Oqeanit Indian, në kërkim të aeroplanit të udhëtarëve, që është zhdukur para dy javësh.

Sot është dita e tretë e kërkimeve në Oqeanin Indian për aeroplanin e fluturimit 370 të kompanisë Malaysia Airlines.

Australia pat premtuar për përpjekje më të mira të mundshme për zgjidhjen e këtij misteri, por kërkimet në det, gjatë dy ditëve të kaluara, nuk sugjeruan asnjë shenjë të mundshme të mbetjeve eventuale të aeroplanit.

Aeroplani i tipit Boeing 777, me 239 udhtëarë, u zhduk më 8 të këtij muaji.

Kryeministri i Australisë, Warren Truss, u tha sot reporterëve në qytetin Pert se “deri tash nuk ka pasur gjetje për t’i theksuar”.
XS
SM
MD
LG